Një skicë pikturë, pjesë e një koleksioni arti me shumë se 150-vjeçar, mendohet se i përket Mona Lisas së Leonardo da Vinçit.

Skica e një gruaje nudo, e njohur si Monna Vanna i ishte atribuuar me herët vetëm studios se Da Vinçit.

Por ekspertet e artit gjeten mjaftueshëm të dhëna që të dalin në përfundimin se Da Vinçi ka punuar të dyja veprat e artit.

Pas disa testeve ne Muzeun e Luvrit, kuratorët besojnë se të paktën pjesërisht bëhet fjalë për punën e Da Vinçit.

Që prej vitit 1862, skica bardh e zi ka qenë pjesë e koleksionit të rilindjes, në muzeun Conde.

Leonardo da Vinçi (1452-1519) ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes Italiane dhe piktura e tij Mona Lisa e punuar në vaj mbetet një nga veprat më të vlerësuara në botë.

Ekspertet mendojnë se vizatimi nudo është punuar në të njëjtën kohë me Mona Lisan, portretin e gruas se një tregtari fiorentin.

Sipas tyre duart dhe trupi janë gati identikë në të dy punët, ndërsa portretet janë pothuajse të njëjtën madhësi.

Vizatimi konsiderohet shumë i vështirë për të punuar, sepse është veçanërisht i brishtë, thonë ekspertet e artit. /Tv Klan