Një burrë që e përshkruan veten si “Mbreti i Bletëve” tregon se nuk është pickuar kurrë pavarësisht se ecën lirshëm me mijëra bletë që zvarriten mbi trupin e tij të pambrojtur.

Ndayisaba, një bletar nga republika qendrore afrikane e Ruandës, është kujdesur për bletët që kur ishte fëmijë, por ka fituar famë të madhe pasi u shfaqën një seri fotografish në rrjetet sociale, ku shihej me mijëra bletë në trupin e tij.

Ndayisaba shpjegon: Për të kontrolluar bletët, së pari duhet të kërkoj bletën mbretëreshë. Pastaj e vendos mbretëreshën në trupin tim për të tërhequr bletët e tjera.

Bletari me përvojë tha se e merr bletën mbretëreshë dhe e lidh me një fije rreth belit të tij. Bletët e tjera natyrisht ndjekin dhe mbrojnë mbretëreshën e tyre, duke fluturuar drejt burrit dhe duke formuar një mburojë rreth saj për ta mbajtur atë të sigurt.

“Unë kam shumë eksperiencë në bletari, bletët nuk më pickojnë kurrë. Njerëzit nuk shqetësohen nga kjo. Përkundrazi i bën ata të lumtur dhe duan që unë t’i mësoj. Ata nuk kanë frikë, duan që të mësojnë mënyra dhe taktika të ndryshme që të bëhen të aftë për të mbajtur vetë bletë”, është shprehur Ndayisaba.

Ai thotë se, përveç popullaritetit që ka fituar në komunitetit të tij, aftësia e tij e pazakontë e ka ndihmuar atë të fitojë një jetesë të mirë përmes shitjes së mjaltit. /tvklan.al