Rogelio Lopez është një shofer autobusi që e merr punën e tij aq seriozisht sa e kryen atë me humor. Lopez, është bërë një sensacion  në mesin e argjentinasve në Buenos Aires për personalitetin e tij të rrallë.

Gjatë punës së tij të përditshme, Rogelio përshëndet pasagjerët teksa hipin, thotë emrat e stacioneve dhe madje prezanton të njohurit me pjesën tjetër të udhëtarëve.

“Kur ulem këtu, nuk ekzistoj më. Rogelio Lopez nuk ekziston më, vetëm njerëzit ekzistojnë. Është detyra ime ti trajtoj me dinjitet dhe dashamirësi çdo person që hyn në autobusin tim. Për këtë arsye, kur hypin, i mirëpres me ngrohtësi, gjë që është dicka mjaft e mirë për njerëzit.”

Për të, puna e tij nuk konsiston vetëm në drejtimin e automjetit, por edhe shërbimin e mirë ndaj pasagjerëve. Disa udhëtarë kontrollojnë rregullisht llogaritë e mediave sociale të Rogelio për të parë oraret e tij të përditshme dhe videot ose fotografitë që i bëjnë pasagjerët.

56-vjeçari ka që nga viti 1990 që merret me këtë punë. Ai mbërriti në Buenos Aires për të nisur shkollën e mesme, por kur pa vëllain e tij duke punuar si shofer autobusi, ai ra në dashuri me këtë  punë e cila i jep pozitivitet jo vetëm atij, por edhe udhëtarëve.

Klan News