Direktiva do të akordojë 138.7 milionë dollarë për programet e ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës

Nju Jorku është bërë shteti i parë amerikan që shpall një urdhër emergjence katastrofe për të adresuar dhunën në rritje të armëve.

Mbi 50 të shtëna me armë kanë ndodhur fundjavën e kaluar në shtetin e Nju Jorkut”, tha guvernatori Andrew Cuomo, teksa nënshkroi urdhrin ekzekutiv për gjendjen emergjente.

Direktiva do të dërgojë 138.7 milionë dollarë drejt programeve të ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës me armë. Kjo vjen mes raporteve për një rritje të vdekjeve me armë në të gjithë vendin. Në Mars, FBI lëshoi ​​statistikat paraprake të vitit 2020 duke treguar një kërcim të konsiderueshëm sa i përket vrasjeve të cilat ishin rritur në 25%. Po ashtu trendi rritës ka vazhduar në vitin 2021.

Presidenti i SHBA, Joe Biden zbuloi një strategji për të luftuar rritjen e vrasjeve në fund të Qershorit, e cila përfshin kufizimin e tregtarëve mashtrues të armëve dhe trafikimin e armëve të zjarrit. Ai gjithashtu do të delegojë më shumë fonde për personelin  përfshirë zbatimin e ligjit.

Deklarata e katastrofës përshkruan dhunën me armë si një krizë të shëndetit publik. Ajo përfshin krijimin e një zyre për parandalimin e dhunës me armë, që do të mbikëqyret nga Departamenti i Shëndetit të Nju Jorkut, kërkimi i departamenteve të policisë për të siguruar të dhëna të nivelit të incidenteve për të shtënat , investimi i 57 milionë dollarëve në programet e punës së verës për të rinjtë në rrezik dhe luftimi i fluksit të armëve të zjarrit jashtë shtetit.

Klan News