Propozohet “parim dual” për tejkalimin e ndasive

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në organizatat europiane dhe euroatlantike përbën një çështje të sigurisë afatagjatë për vendet e këtij rajoni. Sfida aktuale ka të bëjë me stopimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, për shkak të qëndrimit të Bullgarisë. Sicc dihet edhe Tirana ndjehet e rrezikuar nga ky ngërcc pasi procesi i negociatave të saj, megjithëse ka përmbushur detyrat është i lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zgjidhjet e deritashme mes dy vendeve Bullgari, Mëqedonia e Vëriut nuk kanë arritur rezultat. Mirëpo pas insistimit të faktorit ndërkombëtar, është hartuar një dokument i cili përcakton një sërë pikash të cilat duken të pranueshme dhe garantojnë se do të kënaqin të dyja palët.

Një kopje të këtij dokumenti e posodon televizioni Klan Maqedonia.

Në të thuhet se:

1.    Republikës së Bullgarisë  do t’i jepen garanci për përforcimin e konceptit të tanishëm të kombit-shtet. Me këtë Bullgaria do të çlirohet nga trauma se përmes të drejtave të pakicave  do t’i rrezikohet stabiliteti dhe siguria afatagjatë.

2.       Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, do të përfocohet konteksti i shoqërisë shumetnike nëpërmjet përfshirjes edhe të asaj bullgare.

a.       Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njësoj si dhe bashkësitë e tjera etnike.

b.      Shoqatat e bullgarëve me këtë do të fitojnë mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga shteti për të kultivuar dhe promovuar mësimin e ngjarjeve historike dhe kjo do t’ju garantohet me Kushtetutë.

c.       Pjesa shumicë e popullit sllav, do të ruajë mundësinë e aspektit  të vet të kësaj historie të përbashkët.

e.      Sistemi i dyanshëm do të zbatohet edhe në sistemin arsimor, aty ku do të rekomandohet konteksti i ngjarjeve historike, me vërrejtjet e posaçme për komunitetin bullgar.

3.        Çështja e gjuhës dhe përdorimi i emrit të shkurtër për Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet sipas asaj që është propozuar nga Gjermania, Portugalia dhe sefundmi Sllovenisë, që jo zyrtarisht janë marrë parasysh si të pranueshme për të dyja palët.

Klan Maqedoni