1500 notarë festojnë ditën më të shkurtër të vitit në një mënyrë të pazakontë

Pas një viti pushimi për shkak të koronavirusit, noti nudo i solsticit dimëror u rikthye sërish. Rreth 1,500 notarë sfiduan temperaturat e ftohta dhe festuan ditën më të shkurtër të vitit. 

Të zhveshur dhe me kapele rozë, ata u zhytën në ujërat e ftohta të Dark Mofo. Temperatura e ajrit në Long Beach në Hobart ishte vetëm 3 C ndërsa temperatura e ujit ishte rreth 13 C, por kjo nuk i pengoi notarët e guximshëm të hiqnin dorë.

Ishte përrallore… ti as nuk e vë re të ftohtin aq shumë, thjesht ndjen adrenalinën dhe ti duhet të lëvizësh sa më shpejt që të jetë e mundur“, u shpreh një notare.

Rreth 2,000 persona morën pjesë gjatë vitit 2019, por këtë vit numri i pjesëmarrëseve ishte më i vogël për shkak të protokolleve Covid-19. Ky numër u arrit brenda gjysmë ore nga hapja e regjistrimeve. Një listë pritjeje ishte përpiluar në rast anulimesh.

Tymi i kuq mbushi ajrin në të gdhirë dhe brohoritjet e pjesëmarrësve filluan numërimin mbrapsht.

Klan News