Françeska Jaçe është një nga modelet më simpatike dhe të komentuara në shoëbizin shqiptar. Ajo njihet për pozat e saj provokuese që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale dhe për jetën luksoze.

Së fundmi ajo zgjedhur Maldivet për të bërë disa ditë pushim dhe nuk ka ngurruar të ndajë me miqtë dhe fansat foto provokuese dhe momentet e bukura që po kalon. Në një foto ajo shihet e veshur me bikini të zeza që i nxjerrin në pah linjat e saj trupore perfekte dhe më joshëse se kurrë.

Ndërsa në një foto tjetër ajo ka pozuar sërish me bikini dhe në fokus shihet gjoksi i saj, në dorë mban një pije freskuese dhe duket shumë qartë që po i shijon në maksimum këto pushime ekzotike. /tvklan.al