Juli dhe Klea ishin dy konkurrentet që Saimiri vendosi të eliminonte në natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan.

Juli vendosi të mos jepte asnjë koment në momentin kur nuk mori trëndafil nga 33-vjeçari, teksa ka rrëfyer ndjesitë e saj në këtë rrugëtim për programin ‘Daily Love Story’, me autore Ilda Lumanin.

Veç të tjerash ajo është shprehur se nuk i’a vlente të qante pasi ajo nuk kishte pasur mundësinë ta takonte Saimirin, për të pasur edhe një lloj ndjesie për të.

“Nuk i’a vlente të qaja sepse ai nuk është se kishte pasur ndonjë takim me mua që të dilte në një përfundim që nuk ka kimi me mua. Më bëri përshtypje edhe diçka tek Alketa, në momentin kur ai nuk na zgjodhi ne, nuk është se i dha fjalën Saimirit për të dhënë një arsye se pse, por na dha ne që ishim tepër të emocionuara dhe akoma nuk kishim një përgjigje nga Saimiri.

Isha shumë e stepur, nuk po më vinte për të qarë. Nuk u mërzita për Saimirin, po thjesht mendoja se kam zhgënjyer të shtëpisë. Unë i di aftësitë e mia por thjesht nuk i’u duka shija e tij”, ka thënë bukuroshja.

Ndërkohë, Juli ka treguar edhe për komentet pozitive e negative që ka marrë  nga ndjelkësit e saj në rrjete sociale, si edhe nga miqtë e të afërmit.

“Kam marrë shumë komente pozitive, kam marrë dhe negative normalisht, të cilat ishin ‘ku shkon ajo me këtë fytyr’, nuk i kam marrëdhëniet e mira me kamerën dhe e kam pasur kompleks, mbase kjo ka qenë dhe arsyeja pse kam qenë pak e ngurtë.

Nga kompleksi me kamerat nuk reflektoja atë që jam live dhe pak e ngurtë nga emocionet”, ka thënë ajo.

Më tej, Juli ka theksuar se Saimiri i është dukur që në fillim një djalë interesant për ta njohur, por ai është treguar i rezervuar, gjë që i ka mbetur pak “peng”, që nuk mundi të zbulonte më shumë prej tij.

“Jam shprehur që në fillim që kam thënë që Saimiri më duket shumë interesant dhe ajo qetësia e tij të lë ndjesinë akoma për ta njohur pasi ai është treguar goxha i rezervuar, dhe do doja ta kisha njohur më shumë.

Ishte një eksperiencë shumë e bukur, kamë marrë shumë kënaqësi nga gjithë stafi edhe u mërzitën kur ika unë. Kam mësuar shumë gjëra dhe do i falenderoja shumë të gjithë”, ka deklaruar Juli.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al