Situata kritike në SHBA ka bërë që kinematë dhe teatrot të mbeten të mbyllura për një afat të pacaktuar. Për këtë arsye më e madhe e filmave kompania Warner Bros ka bërë të ditur se do të shtyjë pafundësisht datën e publikimit të filmit fantastiko-thriller Tenet, nga regjisori Christopher Nolan.

Tenet ishte caktuar të jepej në kinema në datën 12 Gusht, datë kjo kur autoritetet vendosën që të hapnin edhe kinematë, por rritja e rasteve bëri që ato të mbeten të mbyllura përkohësisht. Kreu i Warner Bros, Toby Emmerich ka deklaruar se nëse shtyrja do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë atëherë do të ketë humbje shumë herë më të mëdha.

Vendimi për shtyrjen e këtij filmi me buxhet të madh është i treti deri tani pas shtyrjeve që u bënë në 17 Korrik, 31 Korrik dhe 12 Gusht. Sektori i teatrove dhe kinemave po kalon momente të vështira dhe po shkurton shumë punonjës nga pamundësia për t’i paguar.

Agjencia Kombëtare e Kinemasë, AMG  Entertainment Cinemrak dhe Cnema Regal po përgatiten që të hapen në datën në 31 Korrik, nën masat e rrepta të sigurisë dhe të distancimit fizik. Por autoritetet e New York-ut dhe Los Angelesit nuk kanë dhënë ende dritën jeshile që ato të nisin nga puna.

Klan Plus