“Nuk mbaj mend të kem parë një skenë të tillë sa absurde edhe qesharake”



“Nuk mbaj mend të kem parë një skenë të tillë sa absurde edhe qesharake”

21:31 19/06/2020

Sanitarja e spitalit hiqet nga puna me nje sms, drejtuesit shkelin ligjin

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Vlorës për problemin e zonjës Valbona Hysaj, e cila pas 5 viteve punë si sanitare në Spitalin Rajonal të Vlorës, është hequr pa asnjë fletë-largimi dhe vetëm me një sms nga burimet njerëzore.

Valbona shprehet se për 5 vjet asnjëherë nuk e bënë definitive dhe prej 3 vjetësh nuk ka firmosur asnjë kontratë.

Kam vajtur tek drejtoresha. Me rastin e Covid, ajo tha se duhet të dilni se s’ka të ardhura dhe ne menduam se kjo gjë do ishte për një muaj. Kaloi një muaj dhe poliklinika filloi punë dhe unë i shkova mesazh, por më tha që nuk ka më punë për juve. Vajta që t’ia them edhe gojarisht dhe i them që meqenëse më thoni se nuk ka punë, ma jepni me shkrim që po më nxirrni nga puna për këtë arsye. Nuk ma dha me shkrim. Nuk marr as nga burri dhe asnjë ndihmë. Tani si do të vejë puna. Kam marrë edhe një kredi në bashki. Me se do ta laj? Sepse e kam shumë të lartë, e kam 170 mijë lekë kredinë. Pse më nxori nga puna dhe dua vendin e punës si definitive. Sepse ka vende plot dhe jo të më nxjerrë në rrugë të madhe, sepse nuk jam për t’u nxjerrë në rrugë të madhe.

Drejtoresha nuk u shfaq ditën që gazetarja e “Stop”, ndiqte këtë problem. Shefja e burimeve njerëzore tha se nuk është larguar nga puna njeri në këtë spital.

Gazetarja: Si jeni?

Sekretarja: Si jeni?

Gazetarja: Drejtoresha?

Sekretarja: Nuk është këtu për momentin.

Gazetarja: Pas drejtoreshës?

Sekretarja: Nëndrejtori:Për intervistë?

Gazetarja: Dua të flas për një problem.

Sekretarja: Po e ke këtu ngjitur.

Gazetarja: Po drejtoresha vjen, apo është larguar për sot?

Sekretarja: Jo, mund të jetë në spital.

Gazetarja: Nuk qenka as nëndrejtori.

Sekretarja: ka ikur atëhere!

Gazetarja: Burimet njerëzore? Drejtoreshën mund ta lajmëroni?

Sekretarja: Ja të thërras burimet njerëzore.

Gazetarja: Për një largim nga puna.

Sekretarja: Atëherë ju lutem duhet të më lini një kërkesë me shkrim!

Gazetarja: Jo, jo! Lajmërojeni drejtoreshën! Kush është shefi i Burimeve Njerëzore?

Teksa gazetarja debaton me një punonjës aty,  shefja e Burimeve Njerëzore del nga zyra. Ajo kthehet pas pak dhe po vetë thotë se“nuk është këtu përgjegjësi i burimeve njerëzore për momentin”.

Shefja e Burimeve Njerëzore: Ka mundësi, se nuk është këtu përgjegjësi i burimeve njerëzore për momentin.

Gazetarja: Kush i ka bërë largimet nga puna të sanitarëve?

Shefja e Burimeve Njerëzore: S’është larguar njeri nga puna. Po ka mundësi të dilni!

Gazetarja: Nuk është larguar asnjë nga puna?

Shefja e Burimeve Njerëzore: Do ju komunikojmë me shkresë zyrtare.

Gazetarja: Si i bëni ju largimet nga puna, si burime njerëzore të spitalit?

Shefja e Burimeve Njerëzore: Nuk jam pjesë e Burimeve Njerëzore. (shefja)

 Sekretarja: Eshtë larguar drejtoresha, kështu që mos e prisni. 

(Punonjësit lajmërojnë policinë)

Punonjësi i policisë: S’e kemi ne atë.

Gazetarja: Shefi, për neve ju thirrën?

Gazetarja: Unë mendoj se tani duhet të lajmëroni ushtrinë. Jo policinë. Ok? Ti je shefja e burimeve njerëzore?

Shefja e Burimeve Njerëzore: Të lutem mund ta lini me shkrim, çfarë doni?

Gazetarja: Jo!… Nuk do ta lë me shkrim, sepse duhet të ma jepni verbalisht arsyen dhe mënyrën se si i keni larguar punonjësit nga puna.

Gazetarja: Nuk mendoj se është ndonjë arritje që del nga kjo zyra dhe shkon tek zyra tjetër. Mund të më kishe kthyer përgjigje dhe t’i lije këto skenat e lajmërimit të policisë. Unë nuk e kuptoj se çfarë ju kushton të tregoni procedurën që keni ndjekur për largimin nga puna.

Gazetarja provon të lidhet në telefon me drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Vlorës, por telefoni rezulton i mbyllur.

Por edhe në platformën e bashkëqeverisjes, drejtuesit e Spitalit të Vlorës kanë paraqitur një kontratë pune 3 mujore, që mban datën 6 Janar 2020, e printuar në të zezë të padallueshme.

Gazetarja: Më thirre?

Sekretarja: Po! Ke ankesën e zonjës Valbona?

Gazetarja: Po!

Sekretarja: Mund ta thoje dhe të kisha vënë dokumentet në dispozicion.

Gazetarja: Këtu nuk lexohet asgjë, është kopja origjinale e kontratës, sepse në qoftë se ju keni çuar këtë kështu “black”. Ku është firma e zonjës?

Sekretarja: Kontrata lexohet. Këtu. Një kopje të kontratës sigurisht, që e ka zonja, mund ta vendos në dispozicion.

Gazetarja: Valbona, këtu tek Spitali më vunë në dispozicion një kontratë që është firmosur më 6.1.2020. e ke ti këtë kontratën?

Denoncuesja: Nuk ka fare asnjë kontratë. Një kontratë e kam firmosur po me vit nuk mbaj mend, gjatë këtyre 5 viteve. Ka qenë para 2-3 vitesh, nuk e di.

Gazetarja: Ke firmosur ndonjë kontratë ti për vitin 2020?

Denoncuesja: Tani nuk kam firmosur gjë, në 2020, s’kam firmosur gjë.

Gazetarja: Ju në përgjigjen që i keni kthyer bashkëqeverisjes i keni kthyer këtë kontratën?

Sekretarja: Po sigurisht.

Gazetarja: Një kontratë. Po sa vite punë ka zonja këtu?

Sekretarja: Nuk e di, nuk jam e burimeve njerëzore.

Gazetarja: …Uau ça super materiali… po do mi lësh këto mua.

Sekretarja: Jo këto s’mund t’i jap, të lutem, janë të institucionit këto. Çfarë ishte skandaloze?

Gazetarja: Shiko, më thatë se do mi jepni.

Sekretarja: Po, jua tregova dhe ju i morët. Jo, smund t’i lëshoj këto, i keni edhe në e-mail. Mund tjua dërgoj në formë zyrtare.

Gazetarja: Jo.

Sekretarja: Të lutem tani, se mbaj unë përgjegjësi për këto.

Gazetarja: Po këto më the që do m’i japësh.

Sekretarja: Po t’i tregova pra, i lexove.

Gazetarja: Po se thashë unë që kjo është skandaloze?

Sekretarja: Ça lidhje ka skandalozja këtu?…po të lutem tani.

Gazetarja: Pasi më vunë në dispozicion një kontratë të 2020, të pafirmosur nga zonja…ju i coni vetëm një kontratë bashkëqeverisjes?

Sekretarja: Atë që kërkuan, se janë 3-mujorshe kontratat.

Gazetarja: A keni informacion për kodin e punës?

Sekretarja: Jo pra unë nuk kam informacion se nuk jam e burimeve njerëzore

Gazetarja: A më the a bëhet fjalë për Valbonën të vë dokumentet në dispozicion? Pse nuk i lë tani këto letrat?

Sekretarja: Po t’i dhashë.

Gazetarja: Të dhanë urdhër tërhiqi dokumentet?

Sekretarja: Jo, të kërkoj autorizim.

Gazetarja: Kërkoji autorizim.

Sekretarja: Po m’i jep dhe t’i jap unë nëse më japin autorizim.

Gazetarja: Kjo është situata në Spitalin Rajonal të Vlorës, na vunë në dispozicion një kontratë të vitit 2020, të cilën Valbona mohon ta ketë.

Gazetarja:  Ishim më se transparentë për gjithçka që sollëm për ju shikues të “Stop”-it. Drejtoria e Spitalit Vlorë pati guximin që jo vetëm të na gënjejë ne, por edhe në platformën e bashkëqeverisjes të nisë një kontratë të pa firmosur nga Valbona, siç ajo pretendon. Ndërkohë nga ana tjetër, derdhja e kontributeve për zonjën Valbona ka lënë gjurmë për të paktën 5 vite me paga të ndryshme, mbi pagën minimale të deklaruar në vendin tonë.

Saimir Kodra: Kam që në vitin 2000 që mundohem tu shërbej njerëzve, sigurisht…nuk mbaj mend të kem parë një skenë të tillë sa absurde edhe qesharake njëkohësisht. Vetëm këtë pyetje dua të bëj: Kush e firmosi kontratën në emër të Valbonës, se Valbona tha se nuk e kishte firmosur?

Gentian Zenelaj: Dhe ajo që më shqetëson, si mor ia keni dërguar portalit të bashkëqeverisjes? Si mor keni gënjyer kryetarin? 

Eda Grimci, avokate, shpjegon shkeljet e bëra në këtë rast duke iu referuar kodit të punës. Sipas saj, hartimi i një kontrate 3 mujore pas 5 vitesh pune, është e paligjshme. Po kaq shkelje është dhe procedura e largimit të zonjës. /tvklan.al




Të ngjashme