Ish-konkurrentja Klea Shkurti ka folur për herë të parë pas eliminimit nga spektakli “Love Story” në TV Klan, teksa ka rrëfyer gjithçka që nuk mundi të thoshte në natën e dytë të këtij show.

Në një interviste ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 24-vjeçarja është shprehur se lotët nuk ishin për Saimirin, por për një “padrejtësi” që ajo mendonte se i ishte bërë nga produksioni.

“Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, ka thënë Klea.

Më tej ajo ka treguar se ka një hatërmbetje me opinionistin e spektaklit, Rober Aliajn, për të cilin shprehet se e “talli” në momentin kur ajo po qante.

Klea shprehet se Roberti e ka ftuar më pas për kafe, por ajo nuk ka pranuar.

“Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t’i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar. Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë.

Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë se t’i bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur.

Por që, bota është e rrumbullakët. Përgjigja e tij ishte për ta kaluar pak me shaka, por që nuk kam koment për këtë. Nuk e di. Meritonte fjalë dhe gjest tjetër nga unë pasi unë të flisja të fikej mikrofoni, por që në ato momente isha shumë e hutuar”, ka deklaruar Klea.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al