756 vdekje të reja regjistroi Italia fqinje 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin total të viktimave nga koronavirusi në 10,779. Italia ka numrin më të lartë të viktimave në gjithë globin.

Pas saj vjen Spanja, e cila këtë të diel shënoi bilancin më të rëndë të viktimave ditore nga koronavirusi. Autoritetet njoftuan vdekjen e 838 pacientëve në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në mbi 6,500.

Në të gjithë Europën numërohen më shumë se 20 mijë të vdekur nga koronavirusi./tvklan.al