Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se bilanci i jetëve të humbura nga Covid bëhet në fund, pasi pandemia të ketë mbaruar.

Ajo u shpreh se aktualisht vendi është në mes të një lufte, ndërsa mohoi kategorikisht që të ketë probleme me numrin e raportuar të jetëve të humbura nga koronavirusi. Ajo bëri thirrje që debati të mos bëhet  tek viktimat, por ato tek  jetet e fituara.

“Nga MSH, siç e kemi theksuar me shumë përgjegjësi, raportohen ato raste kur strukturat tona shëndetësore i cilësojnë si raste të vdekjeve nga COVID, Nuk ka asnjë lloj fshehje. Nuk ka një paralelizëm mes atyre që janë nga agjencitë funerale dhe atyre që janë nga strukturat shëndetësore, pasi gjerat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një pandemie, në mes të një lufte dhe bilancet behën në fund. Shifrat rregullohen shikohen me kalimin e kohës sepse jemi në raportime ditore. Asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është e thënë me përgjegjësi dhe vazhdojmë ta mbajmë këtë përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku dhe MSH bën transparente në kohë reale. Pastaj problemet e agjencive funerale, ato do të rregullohen dhe kanë një numër të saktë. Mos të fokusohemi tek vdekjet, por të fokusohemi tek jetët e fituara. Është një debat që nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën dhe në letra të rezultojë i gjallë. Jetët kanë humbur jetën në vazhdimësi dhe nga sëmundje të tjera. Ka njerëz që kanë vdekur nga zemra, nga sëmundje të gjakut të trurit etj. Vdekjet nuk janë vetëm nga Covid-19. Është një problem që duhet parë në përgjithësi. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë, siç po e bëjnë vendet europiane me qetësi pasi është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet dhe do të bëhet në fund të luftës dhe jo në mes”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, deklaroi se me hyrjen e testeve të shpejta nuk ka ndryshuar asgjë, por thjesht janë rritur kapacitetet.

“Sa i përket testeve të shhpejta, ato nuk hyjnë në lojë për të zëvendësuar testin PCR. Së dyti janë një përppjekje e shtuar për të testuar në popullatë me kritere të përcaktuiara mirë. Epidemiologët që djje kanë filluar të  përdorin testet e shpejta në vlerësimin e vatrave që po ndjekin. Hyrja në lojë është në strategjinë e vjeshtë dimirit. Asgjë nuk ka ndryshuar, thjesht janë rritur kapacitetet”./tvklan.al