E ftuar speciale e kësaj nate të parë gjysmëfinale në Kënga Magjike ishte prezantuesja e famshme italiane Simona Ventura. Ajo ishte në mesin e personazheve të famshëm ndërkombëtarë që prezantonin artistë Big International.

Vetë Ardit Gjebrea solli në vëmendje zotimin e Kryeministrin Edi Rama, për ta sjellë Simona Ventura-n në Shqipëri… Ndonëse jo fizikisht, duket se ky zotim u realizua falë festivalit tashmë ndërkombëtar, Kënga Magjike.

“Ka thënë njëherë Kryeministri Rama, o e sjell Simona Venturën o s’ka. Ja ku e kemi, ajo do të prezantojë artisten italiane Eliza G”, tha Gjebrea.

Nëpërmjet një videoregjistrimi, Ventura tha: “Përshëndetje! Jam Simona Ventura, jam këtu për të mbështetur Eliza G. Ajo ka qenë gjysmëfinaliste në programin “Voice of Italy”, të drejtuar nga unë dhe më kujtohet zëri dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm. Ajo është gjithashtu fituese e festivalit Cerbul De Aur”, i zhvilluar në Rumani. Për herë të parë prezantoj tek ju, miq shqiptarë, që ju kujtoj përherë me shumë dashuri; në këtë festival, në kategorinë Big International me këngën “A un paso del deserto”. Forca Eliza! Pas gripit Maneskin, je ti!”./tvklan.al