“Dialogu të zgjidhë problemet ekonomike”

Kreu i Odës Ekonomike Berat Rukiqi kërkon qartësim të paralajmërimeve të qeverisë Kurti për zëvendësimin e taksës ndaj produkteve serbe. Megjithatë thotë se përkrahë çdo vendim që është në interes të shtetit.

“Ne e përkrahim çdo vendim që është në interes të vendit. Mirëpo duhet me i pasë parasysh një liste për çështje të cilat janë të hapura me Serbinë të cilat duhet të adresohen në kuadër të dialogut dhe negociatave që janë në kuadër të “shuttle” diplomacisë. Heqja e taksës nga qeveria Kurti, pritet t’i hap rrugë vazhdimit të dialogut me Serbinë”.

Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën dialogu Kosovë Serbi çfarë pas formimit të qeverisë së re de përfshirjes amerikane, deputetët e pozitës vlerësuan se kjo qeveri është e përgatitur ndaj sfidave që i sjell dialogu Kosovës Serbi.

“Këtij dialogu kjo qeverisje duhet t’i qaset me një seriozitet shumë më të madh”, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

“Ne do t‘i japim shans dialogut. Nuk diskutohen kufijtë e Kosovës dhe as të Serbisë. Nuk diskutohet rendi kushtetues i Kosovës”, shprehet deputeti i LDK, Arben Gashi.

Ndërsa Dauk Haradinaj nga AAK-ja kërkoi nga qeveria Kurti që në dialog të shkohet për njohje reciproke.

“Në raport me Serbinë do të jemi konstruktiv, por gjithmonë do të jemi kujdestar të ruajtjes së 17 Shkurtit të vitit 2008”.

Tarifa 100% ndaj produkteve serbe ishte vendosur nga qeveria Haradinaj më 21 Nëntor të vitit 2018, por qeveria Kurti ka paralajmëruar qysh në fushatë se do ta zëvendësojë atë me masa reciprociteti ndaj Serbisë. Heqja e saj i hap rrugë vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Tv Klan