“Ofendohej nga djali i deputetit, djali im merrte çekiç në shkollë për të vrarë…”



“Ofendohej nga djali i deputetit, djali im merrte çekiç në shkollë për të vrarë…”

13:28 15/10/2020

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar fenomeni shqetësues i cili po dëmton shumë të rinjtë. Videomesazhet  me përmbajtje erotike, por edhe dhunë të cilat më pas kthehen në mjete kërcënuese. Jo pak herë kanë qenë skandale të cila kanë ndodhur në ambientet arsimore, ngjarjet si ajo e Kavajes apo edhe rasti i rojes që u dënua për pedofili në një shkollë të kryeqytetit.Këto janë një alarm jo vetëm për strukturat dhe institucionet në vend por edhe për shoqërinë e familjen.

Ngjarje të tilla sigurisht që ndodhin kudo në botë, e freskët është edhe ngjarja e Gjilanit një tjetër rast që ka ndodhur në shkollë brenda. Sot në emision kanë qenë të ftuar të rinj, prindër, mësues dhe psikolog për të diskutuar mbi këtë fenomen dhe si duhet t’i ruajmë të rinjtë, si duhet t’i ruaj ligji nga këto ngjarje të cila shënojnë në jetën e tyre, ngjarje që shpesh herë përfundojnë edhe me viktima.

Një nënë e një djali e cila quhet Majlinda ka treguar historinë e fëmijës së saj i cili bullizohet prej peshës që ka. Ajo është detyruar të heqë djalin e saj nga shkolla vetëm për shkak të djalit të një deputeti i cili e ngacmonte shpesh herë.

Majlinda: Unë do flas për djalin tim i cili është 17 vjeç. E kam vuajtur bullizmin, djalin e kam patur në një shkollë private ku ishte dhe djali i një deputeti dhe për hir të atij, djali im gjithmonë ngacmohej dhe ai dilte gjithmonë i mirë. E dërgova në një shkollë tjetër sepse djali im është 140 kg dhe vazhdon të bullizohet. Arriti deri aty sa filloi të mbante në çantë çekiç se thoshte po të më ngacmojë kush mami unë do ta vras. Vajta lajmërova shkollën, kapa psikologen e shkollës në lidhje me këtë çështje dhe them që deri diku u rregullua. Nga ana e familjes nuk i vjen e keqja fëmijës, i thoja mos të keqen mami, për këtë gjë do dënohesh, nuk do kesh asnjë gjë të mirë. Tani nga frika fëmijët nuk na hapen më.

Drejtoresha e Gjimnazit “Partizani” Luiza Mustafaj: Roli juaj dhe puna që ju keni bërë është shumë pozitive në momentin kur ju keni kërkuar ndihmë. Në këtë aspekt doja të thoja edhe si një apel për të gjithë prindërit që pikërisht sa të vëmendshëm janë prindërit ndaj reagimeve të fëmijëve të tyre. Për shembull këtë bisedë që fëmija juaj ka bërë e keni vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe keni shkuar, keni kërkuar ndihmë.

Mirela Milori: Ti e hoqe djalin prej djalit të deputetit, nuk ia mblidhnin dot atij?

Majlinda: Jo me atë s’bëhej fjalë, kur ulej djali ai i vinte drasa. Deri në klasën e 6 e kisha me 10-ta pastaj filloi t’i mërzitej shkolla. Tani ka filluar edhe cigaren se i duket vetja më i mirë kështu. /tvklan.al




Të ngjashme