Ekipet e kampionatit kinez nuk ndalen duke kërkuar të tjerë yjë. Shanghai ku është afruar së fundi braziliani Oscar për 70 milionë euro është gati të marrë edhe Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund. 150 milionë përflitet se është shuma që është gati të paguajë për kartonin e mesfushorit, 41 milionë euro në sezon paga e mesfushorit.

Një kalim që duket i vështirë për tu realizuar, por gjithsesi një shenjë se skuadrat kineze synojnë të marrin sa më shumë futbollistë cilësorë, për të rritur nivelin e kampionatit. Së fundi është afruar edhe Carlos Tevez, ndërsa oferta ka patur edhe për Diego Costa edhe të tjerë futbollistë të njohur, të cilët nuk kanë preferuar të shkojnë në Kinë. 

Tv Klan