Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 ka vijuar punën dhe ka dërguar formularët e deklarimit të pasurisë tek 6 të dënuar.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, këta persona duhet të deklarojnë burimin e pasurisë.

Redi Gora (Kromidha) banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Florjan Hasa banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale  “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Artur Konja banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Rinaldo Xhemo (Filaj) banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al