OKB-ja dënon shtypjen e protestave nga talebanët



OKB-ja dënon shtypjen e protestave nga talebanët

09:19 11/09/2021

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar shtypjen e protestave në Afganistan nga ana e talebanëve. OKB-ja thotë se talebanët po shfaqin një “përgjigje gjithnjë e më të dhunshme” ndaj kundërshtimeve.

Që nga marrja nën kontroll e Kabulit më 15 gusht në të gjithë Afganistanin janë zhvilluar protesta duke kërkuar më shumë liri dhe të drejta për gratë.
OKB-ja tha se talibanët kanë vrarë katër persona gjatë protestave.

Në raportin e OKB-së shpjegohet edhe dhuna që është përdorur ndaj protestuesve duke thënë se ata janë goditur me shkopinj, kamzhikë dhe municion.

“Ne u bëjmë thirrje talebanëve që të ndërpresin menjëherë përdorimin e forcës dhe ndalimin arbitrar të atyre që ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor”, tha një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Luftëtarët talebanë morrën kontrollin e Afganistanit në gusht, duke vënën nën kontroll qendrat provinciale dhe përfundimisht vetë kryeqytetin Kabul në më pak se dy javë.

Shtetet e Bashkuara evakuoi më shumë se 120,000 njerëz para se të tërhiqte forcat e veta më 31 gusht. Të mërkurën talibanët ndaluan tubimet e paautorizuara dhe të enjten ata urdhëruan kompanitë e telekomunikacionit të mbyllnin internetin në Kabul.

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve. Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talibanëve se kësaj radhe do të sundojnë ndryshe./REL








Të ngjashme