Fëmijët që përdoren nga grupi terrorist Boko Haram, për sulme vetëvrasëse është rritur, në krahasim më vitin e shkuar, me 1 në 5 fëmijë që vetëshpërthejnë.

Alarmi është dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vajza, të cilat shpesh drogohen, qëndrojnë pas tre të katërtave të sulmeve të tilla, të ndërmara nga militantët e grupit islamik në Kamerun, Nigeri dhe Çad.

Sipas OKB, kjo është një rritje me 11 përqind, pasi nga 4 sulme që numëroheshin në 2014 – ën, vitin e shkuar janë ndërmarrë 44 të tilla.

Ky ndryshim taktike, sipas BBC, reflekton humbjen e territorit në Nigeri nga grupi.

Kryengritja 7 – vjeçare që ka prekur kryesisht veri – lindjen e Nigerisë, ashtu si dhe vendet fqinje rreth Liqenit Çad, i ka marrë jetën rreth 17 mijë personave.

UNICEF thotë se mbi 1.3 milionë femijë janë marrë me forcë nga shtëpitë e tyre nëpër 4 vende, Kamerun, Çad, Nigeri dhe Niger.

Rreth 2 vite më parë, më shumë se 200 vajza u rrëmbyen nga shkolla në Chibok të Nigerisë. Kjo solli dhe fushatën globale “Bring Back Our Girls” (Na ktheni vajzat tona), por fatkeqësisht, deri më tani asnjëra prej tyre nuk është gjetur.

*

Boko Haram u themelua në 2002 dhe fillimisht në fokus të grupit ishte kundërshtimi i stilit perëndimor të edukimit. Boko Haram do të thotë “Edukimi Perëndimor është i ndaluar”.

Në 2009, nisi operacionet ushtarake.

Mijëra persona të vrarë, kryesisht në verilindje të Nigerisë, qindra të marrë peng, përshirë 200 nxënëse.

Iu bashkua të ashtuquajturit Shteti Islamik, tashmë e quajnë veten IS (Provinca Veriore e Afrikës)

Grupi ka pushtuar një pjesë të madhë të verilindjes, ku kanë shpallur kalifatin. 

/tvklan.al