Katastrofa humanitare po thellohet ndërsa shumë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja dhe sëmundjet infektive

Pas muajsh paralajmërimesh, një raport i fundit i mbështetur nga OKB-ja ka ofruar prova të forta statistikore se katastrofa humanitare në Gaza po shndërrohet në një zi buke të shkaktuar nga njeriu.

Ajo ka rritur presionin ndaj Izraelit për të përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të lejuar furnizimet e duhura të ndihmës humanitare për njerëzit. Zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, ka bërë të ditur se Izraeli mban fajin më të madh që po përdor urinë si një armë lufte në Gaza dhe sipas tij nëse kjo vërtetohet qëllimi do të përbënte një krim lufte.

Foshnjet po vuajnë nga kequshqyerja dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalin Kamal Adëan të Gazës veriore. Agjencitë e ndihmave thonë se dërgesat në Gaza, shumica e të cilave janë shkatërruar nga bombardimet e Izraelit , janë penguar nga burokracia dhe pasiguria që nga fillimi i luftës. Mungesa e furnizimeve adekuate e ka detyruar Jordaninë, dhe tani vendet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të hedhin ndihma nga ajri.

Ndërkaq në rrejtet sociale ka dalë në qarkullim nje video ku ushtarët izraelite shfaqen duke u tallur me të brendshmet e një gruaje palestineze. Në të kaluarën kanë ndodhur incidente të ngjashme dhe prokuroria ushtarake ka lëshuar paralajmërime për ndjekje penale.

Postimet vijnë në një kohë kur Hamasi dhe Izraeli akuzohen të dy për krime të rënda lufte. Një ekip ekspertësh të OKB-së tha këtë muaj në një raport se kishte arsye të arsyeshme për të besuar se dhuna seksuale, përfshirë përdhunimet në grup, ndodhi në disa vende gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Klan News