Boksieri ukrainas i rrëmben tre tituj Anthony Joshua

Oleksandr Usyk është kampioni i ri i botës në peshat e rënda për kategoritë WBA, WBO dhe IBF pasi mposhti me pikë rivalin dhe mbajtësin e titujve, Antoni Joshua.

Dominimi i boksierit ukrainas ishte i dukshëm në të 12 raundet e zhvilluara në stadiumin e Tottenham, duke i merituar titujt. Usyk nuk lejoi për asnjë moment që të ishte nën ritmin e Joshua, edhe pse britaniku kishte përkrah edhe entuziazmin e publikut vendas.

Gjithsesi, me vendim unanim, gjyqtarët vendosën që të ishte Usyk mbajtës i titujve deri në një rimaç mes boksierëve, diçka që e ka kërkuar menjëherë Joshua.

Kjo është fitorja e 19-të në karrierën si boksier profesionist për Usyk, ku nuk njeh humbje dhe arrin të shpallet kampion Bote në një periudhë të shkurtër në ring. Ndërkaq për Joshua kjo ishte humbja e dytë, por më e dhimbshmja në karrierë pasi i hoqi nga dora 3 tituj.

Klan News