Ontario zgjeron procesin e vaksinimit



Ontario zgjeron procesin e vaksinimit

10:53 19/04/2021

Personat 40 vjeç e lart do të marrin vaksinën AstraZeneca-Oxford

Ontario do të fillojë të ofrojë vaksinën AstraZeneca për njerëzit 40 vjeç e lart. Ndryshimi do të zgjerojë aksesin ndaj vaksinave pasi një valë e tretë e infeksioneve kërcënon të mbingarkojë spitalet në vendin më të populluar të Kanadasë.

Kjo gjithashtu do t’a  bëjë më të lehtë përdorimin e dozave që në disa raste janë grumbulluar në farmaci. Vaksina tashmë është shpërndarë në farmaci, por aktualisht mund t’u jepet vetëm njerëzve që mbushin 55 vjeç ose më shumë këtë vit.

Ontario njoftoi masa të reja duke mbyllur kufinjtë dhe shtuar kontrolles mes rritjes së rasteve. Health Canada kishte rishikuar të gjitha provat në dispozicion për përdorimin e AstraZeneca dhe nuk do të kufizonte përdorimin e vaksinës , sepse përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet e saj të mundshme. 

Ontario raportoi 4,250 raste të reja duke kapur një total prej gati 55 mijë rastesh. Rreth 22% e kanadezëve tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës në krahasim me 37% që janë vaksinuar në SHBA.

Variantet e reja, veçanërisht varianti britanik B1.1.7 përbëjnë më shumë se dy të tretat e infeksioneve në Ontario. Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i rasteve të reja në Ontario mund të shkojë deri në 30,000 në ditë.

Klan News







Të ngjashme