Katër kapanone që shërbenin për tharjen e bimeve narkotike janë evidentuar nga operacionet antikanabis të policisë, si dhe janë asgjësuar 7500 bimë kanabis sativa.
Operacionet e nisura që në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar në territorin e Tepelenës e Memaliajt.
Në këtë operacion marrin pjesë rreth 80 forca policore.
Në operacionin e parë në vendin e quajtur “Gjymshirah Meleq”, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg kanabis.
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Shals, Bashkia Memaliaj ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje.
Operacioni i tretë në teritorin e fshatit Arrëz e Madhe, Bashkia Memaliaj ku u evidentuan dy kapanone me 1700 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies.
Policia vijon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al