Ndonëse qytetarët e Kosovës të cilët posedojnë dokumente të Shqipërisë mund të udhëtojnë, ata po hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë. Të gjithë qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri, kur të kthehen detyrohen të futen në karantinë njëjavore në qendrën e studentëve në Prishtinë. Ekspertët hedhin kritika ndaj dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj të Kosovës për mosbashkëpunim në këtë drejtim. Thonë se me këtë moskoordinim kanë krijuar huti të qytetarët.

Ceku gjithashtu ka hedhur kritika ndaj autoriteteve shqiptare për mungesë të ofertave konkrete dhe specifike të turizmit pas pandemisë, derisa u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që këtë vit të planifikojnë pushimet verore vetëm në bregdetin shqiptar në mënyrë që të ndihmojnë ekonomisë së Shqipërisë. Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që sivjet të shfrytëzojnë turizmin malor në Kosovë.

Analistin Arton Demhasaj thotë se të gjitha vendet e rajonit, e posaçërisht Kosova e Shqipëria duhet të kënaqen me një koordinim të përbashkët për hapje të kufijve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama në Opinion ka thënë se nuk ka me kë të flasë në Kosovë për hapjen e kufijve, pasi sipas tij, presidenti ka dekretuar kandidatin e LDK-së për kryeministër derisa qeveria aktuale është në shkuarje. Por ka pasuar reagimi i kryeministrit në detyrë të Kosovë Albin Kurti, i cili i ka bërë me dije Ramës se ai ende vazhdon të kryejë detyrat e kryeministrit.

Tv Klan