OPINION – KRIZA POLITIKE FUT DHE PRESIDENTIN NE LOJE!

OPINION – KRIZA POLITIKE FUT DHE PRESIDENTIN NE LOJE!

03:40 22/03/2019

Të ftuar:

Dashamir Shehi -Kryetar i LZHK-së

Mustafa Nano – Gazetar

Baton Haxhiu – Gazetar

Andi Bejtja – Gazetar

Fitim Zekthi – Analist

Lorenc Vangjeli – Analist

Në lidhje të drejtpërdrejtë: Monika Kryemadhi – Kryetare e LSI-së

Mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” ka pasur një përplasje mes analistit Mustafa Nano dhe ish-deputetit nga radhët e PD-së, Kryetarit të LZHK, Dashamir Shehi, duke kaluar deri në fyerje personale.

Mustafa Nano: Jam dakord me pjesën më të madhe dhe më të shëndetshme të kritikës që opozita i bën kësaj mazhorance, bile unë jam dakord edhe me kërkesën për largimin e këtij Kryeministri. Ky Kryeministër për mua e ka mbaruar misionin. E them këtë sepse nuk ia pranoj Dashit atë që thotë, ju. Nuk jam ju unë Dashi.

Dashamir Shehi: Po të them ti pra.

Mustafa Nano: Ti po, jo ju. Ti je në politikë, unë nuk jam. Nuk është turp të jesh, shumë mirë që je.

Dashamir Shehi: A më fal, pse kjo që bën ti ça është kjo? Katekizëm e?

Mustafa Nano: Këto janë opinione që unë i shpreh sepse mi thotë rradakja.

Dashamir Shehi: Të mos tallim njëri-tjetrin këtu tashi.

Mustafa Nano: Unë nuk do të futem në parlament, ti do të futesh. Ty nuk të zë gjumi për politikë.

Dashamir Shehi: Kjo s’ka lidhje.

Mustafa Nano: Kjo ka lidhje pra, ky është interesi yt, unë skam interes. …ca njerëz po gëzohen, ja opozita po dështon, po dalin gjithnjë e më pak njerëz…

Dashamir Shehi: Nuk po dështon mor jo.

Mustafa Nano: A Dash tani, ke pi ndonjë gotë tani, muhabet koti tani…

Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës mor burrë, ne po folim për politikë.

Mustafa Nano: Ça the?

Dashamir Shehi: Ti je banda e legenëve të Edi Ramës. I kësaj kategorie je, tamam që të dëgjojë ai. Më vjen keq, por…

Mustafa Nano: E Dash ça të ngeli qejfi, ti pi nga mëngjesi deri në darkë, nuk është turp me pi raki.

Pak minuta pas debatit të ashpër, Mustafa Nano, u tërhoq nga ajo që e quajti “goditje poshtë brezi” ndaj Dashamir Shehit.

Mustafa Nano: Së pari më lejo të bëj një tërheqje nga ajo goditja postë brezit që i bëra Dashit, nuk më ka hije, por janë pjesë e debatit.

Risitë qe sjell SPAR!

Të ngjashme
UKT