Opozita e re kundër marrëveshjes Rama-Basha – TV KLAN

Opozita e re kundër marrëveshjes Rama-Basha

Balla: S’ka marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve

Opozita e re parlamentare i druhet një marrëveshje Rama-Basha që mund t’i nxjerrë sërish ata nga Parlamenti.

Por kreu i grupit parlamentar të shumicës, Taulant Balla mohon çdo mundësi për një marrëveshje që do të vendoset për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe si pasojë shkeljen e Kushtetutës.

Në seancën e kësaj të enjteje kanë bërë betimin dhe 12 deputetë të rinj, 8 nga listat shumë emërore të LSI dhe PD, dhe 4 nga listat e mazhorancës të cilët zëvendësojnë deputetët e dorëhequr pasi kandidojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*