Opozita proteston paqësisht për largimin e Kryeministrit

Opozita proteston paqësisht për largimin e Kryeministrit

23:44 08/07/2019

Me të njëjtin kusht të panegociueshëm pas bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, opozita u rikthye sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar paqësisht.

Lulzim Basha e cilësoi referendum kundër të keqes 30 Qershorin, teksa poshtë zyrës së kryeministrit të rinjtë demokratë kishin vendosur në mënyrë simbolike fletët e votimit me mbishkrimin “Rama Ik”.

Prerazi ripërsëriti qëndrimin se nuk do të ketë zgjidhje politike pa u ndëshkuar më parë ata që vodhën zgjedhjet. Betejën e cilësoi të shqiptarëve ndaj dhe zgjidhjen tha se nuk e pret t’i vijë nga miqtë ndërkombëtarë. Në ndihmë ftoi edhe socialistët.

Pas Kryeministrisë, opozita protestoi edhe përpara parlamentit, duke e mbyllur tubimin e saj para partisë Demokratike, ku sërish kryetari Basha dha një tjetër mesazh. Në fund, siç edhe është kthyer tashmë në traditë protesta u mbyll me himnin kombëtar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT