Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet e aksit që lidh Bypassin e Vlorës me Tunelin e Llogarasë  

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në rrugën Orikum-Dukat, të cilat janë drejt përfundimit. Balluku u shpreh se punimet në këtë aks pritet të përfundojnë brenda 2 javëve.

“Pothuajse të përfunduar 2 km e fundit të tapetit përfundimtarë të asfaltit. Për dy javë e dorëzojmë përfundimisht dhe më pas përqëndrojmë të gjitha forcat në Tunelin e Llogarasë dhe në aksin Thumanë-Kashar.”

Pas punimeve në këtë aks, pritet që më 30 Qershor të përfundojnë punimet edhe në Tunelin e Llogarasë.

“Ajo që është një sfidë që ne këmi përpara përveç faktit që duhet të mbarojmë Tunelin e Llogarasë brenda datës 30 Qershor është edhe pjesa e lidhjes së këtij aksi me Tuneline  Llogarasë.”

Zëvendësministrja theksoi se pas vendosjes së sinjalistikave dhe vijëzimit të rrugës, aksi Orikum-Dukat do të jetë i aksesueshëm për qytetarët.

Ky aks është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me Tunelin e Llogarasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.

Klan News