Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së vizitoi Tiranën këtë të premte, një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës.

Në takimin me liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, delegacioni shprehu “

shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Përveç Bashës dhe Kryemadhit, Delegacioni i përbërë prej Presidentit George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella zhvilluan takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend

”, tha Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale. /tvklan.al