Pasi është kritikuar ndër vite në lidhje me mungesën në filmave me aktorë me ngjyrë, dhe tashmë kur lufta kundër racizmit ka marrë përmasat e një revolucioni, Akademia Oscar ka ndërmarr një vendim shumë të rëndësishëm.

Filmat të cilët do të nominohen për të marrë një çmim Oscar do të duhet të plotësojnë kriteret e diversitetit. Ky vendim vjen pasi në këtë akademi ka shumë pabarazi gjinore dhe njerëzit me ngjyrë janë më pak të vlerësuarit. Në 5 vitet e ardhshme do të ndërtohet një grup ekspertësh të cilët do të nxjerrin udhëzimet dhe kriteret e diversitetit për filmat konkurrues.

Nëpërmjet një deklarate, theksohet se grupi do të bashkëpunojë me “Guild Producers”në SHBA, për të krijuar standarde përfaqësimi dhe përfshirjeje.

Po ashtu do të inkurajohen praktikat e barabarta të marrjes në punë brenda dhe jashtë ekranit. Ndërkaq këto rregulla të reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oscar në ceremoninë tjetër në 2021.

Kritikat ndaj akademisë së filmit u intensifikuan në vitin 2015 me hashtagun #OscarsSoWhite, një reagim kundër një fushate gjithëpërfshirëse të pretenduesve të aktrimit.

Akademia u përgjigj pjesërisht duke dyfishuar numrin e njerëzve me ngjyre në radhët e saj. Megjithatë, deri në vitin 2019 vetëm 32% e afërsisht 8,000 anëtarëve të saj ishin njerëz me ngjyrë.

Në këtë mënyrë Hollivudi është duke reflektuar për mungesën e diversitetit kjo edhe pas protestave anti-raciste të George Floyd. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave shërbimi i transmetimit HBO Max tërhoqi filmin fitues të Oskarit, “Bashkë me Erën”.

Klan Plus