Presidentja e Kosoves akuzon Serbinë se nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Osmani foli me Borrellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani. Gjatë kësaj jave kryeministri Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiç.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me katër pika si kushte për të dialoguar me Serbinë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, derisa, të njëjtat nuk i kanë pranuar udhëheqësit e Beogradit. Takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit do të mbahet me 25 Korrik.

Klan News