6 ditë nga deklarimi në polici i zhdukjes së fëmijës 3 vjeç, uniformat blu kanë vënë në pranga gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe kunatin e këtij të fundit Arben Selaj.

49-vjeçari, i vënë në pranga është banues në Has, qytet ku policia ka kryer kontrolle pas dyshimeve se i mituri mund të ishte fshehur atje tek të afërm të gjyshes së 3-vjeçarit.

Kontrollet deri më tani kanë qenë pa rezultat.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim gjyshen e fëmijës së mitur dhe vëllain tjetër të saj.

Këta të fundit ka dyshime se mund të kenë marrë 3-vjeçarin dhe e kanë fshehur nga e ëma e tij, e cila e referoi rastin në polici.

26-vjeçarja, Ile Gjuni prej një viti ka humbur bashkëshortin në një aksident rrugor. Nga ai moment ajo është shprehur se vjehrri dhe vjehrra e saj kanë tentuar t’i marrin fëmijën.

Me këto pretendime të së resë dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara, Policia e Durrësit ka kryer një sërë verifikimesh dhe kontrolle banesash, por deri tani asnjë gjurmë nga 3-vjeçari.

Tv Klan