Pak orë shi shkaktojnë kaos në Librazhd


Pak orë shi shkaktojnë kaos në Librazhd

19:52 10/06/2020

Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar problematika të rënda në Librazhd, ndërsa është bllokuar edhe qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd.

Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al kanë mbërritur disa pamje ku tregohet se për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, në këtë aks është bllokuar qarkullimi.

Po ashtu në disa zona ka pasur edhe banesa të cilat janë përmbytur dhe sipas deputetit të zonës, Taulant Balla, po bëhet evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara.

Në një postim në Facebook, Balla bëri me dije Shtabi i emergjencës po merr masat e nevojshme për stabilizimin e situatës.

Për momentin rruga kombëtare Librazhd-Elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut”, shkruan Balla. /tvklan.al




Të ngjashme