“Të dyja palët të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes”

Vetëm pak ditë pasi u zgjodh i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, thotë së qëllimi i tij është kthimi sa më shpejt në tryezën e dialogut për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Diplomati i lartë amerikan, nënvizoi se shpreson që të dyja palët të bëjnë një hap pas nga pozicioni aktual, Kosova të pezullojë taksën dhe Serbia të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve. Shtetet e Bashkuara do të dëshironin, theksoi Palmer, që në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi, të ishte njohja e ndërsjellë.

Tv Klan