Pandemia ndikon tek Formula 1



Pandemia ndikon tek Formula 1

19:57 08/04/2021

Kohët e vështira që po kalon sot bota për shkak të pandemisë kanë prekur edhe Formula 1, që ka vendosur të marrë masa drastike për t’i shpëtuar krizës. Së shpejti pritet të miratohet rregullorja që vendos një tavan për rrogat e pilotëve, duke detyruar skuadrat të ulin shpenzimet. Sipas mediave, çdo skuadër do të ketë në total një buxhet të limituar deri në 30 milionë dollarë për rrogat e pilotëve të saj, atyre që zbresin në pistë dhe atyre rezervë.

Kjo do të thotë që Lewis Hamilton të ulë ndjeshëm rrogën e tij, duke nisur nga viti 2022. Hamilton paguhet 45 milionë dollarë dhe për momentin është i vetmi që preket nga ky rregull. Bottas merr afro 10 milionë dollarë. Duke shtuar edhe pilotët rezervë, rrogat shkojnë në afro 60 milionë dollarë. E thënë ndryshe, Mercedes duhet të shkurtojë 30 milionë dollarë.

Në këtë situatë skuderitë duken të kënaqura me këtë vendin, pasi do të ulnin ndjeshëm rrogat, ndërsa skuadrat me potencial ekonomik nuk mund të joshnin pilotët me rroga. Pritet që së shpejti të nisin bisedimet mes Liberty Media dhe shoqatës së pilotëve, ku do të ketë diskutime të zjarrta për këtë çështje delikate.

Klan News







Të ngjashme