Pas kaq ditësh nga shorti i Europianit dhe me një gjykim më të ftohtë, a ka ndonjë gjë që e keni rimenduar?

Panucci: Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollistët për të provuar t’ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, Islanda është ekip fizik, është një grup i vështirë për vendin e dytë por Shqipëria mund të tentojë.

Pse mendon se do të kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën?

Panucci: Lucesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është e një skuadër e ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Mund të shkojë në Europian Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata.

Sa i përket asaj që është thënë në media mbi ashpërsinë tuaj mbi polemikat, a mendoni të ndryshoni diçka në planin personal?

Panucci: Kam gjetur gjithnjë shumë negativitet, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Por për mua e rëndësishme të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Lojtarët kanë sjellë në vëmendje ndryshimet e shpeshta të formacionit dhe rreshtimit. Do të vazhdojë e njëjta histori?

Panucci: Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidentin. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbullohet me atë që tregojnë në fushë. Për që prej një viti për shkak të mungesave idea ime nuk ka funksionuar.

A keni shtylla në skuadër ku mbështeteni?

Panucci: Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbulluar. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjeve. Aty duhet të djersisin sepse kemi përgjegjësinë e një kombi. Po flasim për kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mëndjen presidentit për të qëndruar?

Panucci: Duka e kuptoi që ishim në vështrirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektuar më lart se mesatarja.

Këtë sezon kualifikues mendoni se duhet të jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri, për lojtarët e Superligës?

Panucci: Faji nuk është i imi, është i Bukulkut që nuk më thërret (qesh). E gjithë federata kërkon lojtarë të zotë por duhet parë nëse zgjedhin Shqipërinë. Është grupi që mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Nëse nuk përpiqemi të gjithë së bashku lojtarë, federate, tifozë dhe gazetarë për të shkuar në europian atëherë nuk do t’ia dalim.

Tv Klan