“Të gjendet një shtet ndërmjetësues mes palëve”

Në një intervistë për rrjetin televiziv zviceran RSI, Papa Françesku tha se Ukraina duhet të ketë atë që ai e quajti guximin e “flamurit të bardhë” dhe të negociojë për dhënien fund të luftës me Rusinë.

Fjala negocio është një fjalë e guximshme. Kur shikon se je i mundur, kur gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guximin të negociosh. Njeriu mund të turpërohet, por  me sa të vdekur do të përfundonte lufta? Dhe do të përfundojë edhe më keq, duhet negociuar në kohë, të gjendet një vend që mund të jetë ndërmjetësues”, tha Papa.

Vitin e kaluar, Ati i Shenjtë caktoi një të dërguar për paqen, kardinalin italian Matteo Zuppi, i cili pati takime në Kiev, Moskë dhe Uashington për të dëgjuar liderët e këtyre shteteve. Plani i paqes i vetë  liderit ukrainas Volodimir Zelenski u kërkon tërheqjen e trupave ruse nga e gjithë Ukraina dhe rivendosjen e kufijve të saj shtetërorë. Por Kremlini ka përjashtuar përfshirjen në bisedimet e paqes sipas kushteve të vendosura nga Kievi.

Të premten presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u tregua i gatshëm për të pritur një samit midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Tv Klan