Rama per MesharinPapa Françesku do të sjellë në Shqipëri një kopje dixhitale të “Mesharit” të Gjon Buzukut, e cila do t’i dhurohet Bibliotekës Kombëtare.

Kryeministri Rama shfrytëzoi hapjen e ekspozitës me titull “Katolicizëm dhe  Kulturë” për të zbuluar një nga kërkesat e tij drejtuar Papa Françeskut para ardhjes në Tiranë.

Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë” është aktiviteti i parë i organizuar me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Kjo ekspozitë synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare. Autorët janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme të kulturës dhe të artit, vepra që shprehin dialogun ndërfetar dhe tolerancën fetare në Shqipëri.

TV KLAN