Një krim në familje është parandaluar në falë të ndërhyrjes së forcave të policisë. Ditën e djeshme në Rrogozhinë Xhevdet Peza , 69 vjeç banues në shtëpinë e tij në fshatin Shardusht, Njësia Administrative Lekaj, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij K. Peza, 47 vjeçe, e ka kërcënuar atë me armë gjahu.

Por tmerri për gruan nuk ka përfunduar këtu, 69-vjeçari, pas ka lënë armën e gjahut, i është sulur përsëri me një tjetër armë, një pistoletë  të tipit miniberet, të cilën e mbante pa leje.

Ndërhyrja forcave e policisë pas telefonatës së marrë, ka bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës, pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësirra.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale: një pistolet tip “mini beret” me 5 fishek (pa leje) dhe një armë gjahu (çifte).

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al