Ajeti realizon gol me peshë në Rumani

Në fundjavë nuk munguan golat dhe protagonizmi nga futbollistët kuqezi! Sokol Cikalleshi realizoi në fitoren 2-0 në transfertë të Koniasporit në fushën e Pendiksporit në Superligën turke.

Rrjetë speciale për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, që vendosi rekord te skuadra turke, duke u bërë i shënuesi më i mirë i huaj te Koniaspori në Superligën e Turqisë.

Arlind Ajeti shënoi një gol me rëndësi në takimin që skuadra e tij Kluzh pati në transfertë ndaj kampiones në fuqi, Farul Kostanca. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit barazoi shifrat.

Ky është goli i tretë në këtë sezon për mbrojtësin 30 vjeçar që ka luajtur në total 20 takime në Superligën rumune. Edhe Armando Sadiku gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin Indian. Ai realizoi golin e tretë për skuadrën e tij Mohun Bagan në fitoren 3-0 ndaj Jamshedpur. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të.

Në fundjavë festoi edhe Kristian Shpendi. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa realizoi në sfidën Cesena-Entella që përfundoi 4-0. 17 gola për të, ndërsa është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane. Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ylber Ramadani, Gjasula, Keidi Bare, Q Laçi, Muçi, Uzuni, dhe Manaj.

Klan News