Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore. Por në orët e pasdites pritet të ketë shfaqje të vranësirave dhe reshjeve të pakta në zonat verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Peshkopisë me 16°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 39°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë./tvklan.al