Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin shqiptar, duke bërë që zonat bregdetare të jenë nën dominimin e motit të kthjellët.

Por në pjesën tjetër do të ketë kalime vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 13°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al