Sipas MeteoAlb, vranësirat e shumta do të mbizotërojnë në vendin tonë duke sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, në zonat malore reshjet priten të jenë në formë dëbore. Por në orët e pasdites parashikohet të ketë përmirësim të lehtë të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 18°C.     

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindore duke krijuar dallgëzimin 4 ballë. /tvklan.al