Vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta gjatë paradites. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor, ku do të jenë më të theksuara në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al