Sipas MeteoAlb, bregdeti paraqitet me kthjellime, por zonat e ulëta dhe malore do kenë kalime vranësirash gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, por edhe orët e natës të sjellin largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke  u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 35°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./tvklan.al