Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave më të dukshme në zonat veriperëndimore dhe ato jugore.

Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë Celsius në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h në drejtimin jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al