Territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave gjatë paradites. Ndërsa në orët në vijim parashikohet që herë pas here vranësirat të shtohen, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 9°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al