Zhgënjim për “1917”  dhe  Quentin Tarantino

“Parasite, i regjisorit koreano-jugor Bong Joon-ho hyn në histori. Për herë të parë në 92 vite, akademia i jep çmimin më të rëndësishëm të Hollywood një filmi që nuk është në gjuhën angleze.

Fitues edhe i palmës së artë në kanë, filmi mori gjithsej katër torfe; filmi më i mirë, regjia, skenografia më origjinale dhe filmi i huaj më i mirë.

Nuk doli nga parashikimet Joaquin Phoenix si aktori më i mirë për rolin ne filmin Joker, por as për fjalimin e tij me mesazhe të rëndësishme për respektimin e të drejtave të secilit dhe humanizmin.

Renee Zellweger mori çmimin si aktorja më e mirë për filmin judi, kurse  Laura Dern dhe Brad Pitt u shpallën jo protagonistët më të mirë respektivisht me “Historia e një martese” dhe “Na ishte një herë në Hollywood”.

Pavarësisht 10 nominimeve, “Na ishte një herë në Hollywood” i Quentin Tarantinos mori vetëm dy statuja dhe po kaq  Joker me 11 nominime.

1917 i Sam Mendes, pretendent kryesor deri në momentet e fundit mori tre çmime, për muzikën, efektet speciale dhe fotografinë më të mirë.

Tv Klan