Situata në Gjirokastër vijon të jetë e rrezikshme. Tashmë alarmi është shtrirë për Parkun e Antigonesë, pasi rrezikohet nga disa vatra. Pjesa më e madhe e zjarrfikësve, por edhe “lufta” nga ajri po kryhet në zonën e Saraqenishtës, për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt Antigonesë, e cila është një zonë e mbrojtur.

Gazetarja Glidona Daci raportoi se disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Tranoshishtë ku përhapja e flakëve është intensive. Gazetarja raportoi se ka mbërritur një helikopter që ka bërë dy xhiro dhe ka hedhur ujë në vatrën e zjarrit për të parandaluar zjarrin në drejtim të parkut të Antigonesë.

Për momentin flakët nuk kërcënojnë zonat e banuara. Po ashtu, për shkak të punës intensive një zjarrfikës është ndjerë i lodhur dhe ka ndrydhur këmbën. Ai është dërguar menjëherë për në spital./tvklan.al